5 Maji 2023

Kryetari i PD-se Sali Berisha ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 14 majit do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Deklarata e Berishës u bë nga takimi elektoral në Fushë Krujë, me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për Bashkinë Krujë, Agron Loka

“Ju garantoj ju këtu se pas fitores më 14 maj asgjë në botë nuk do mund të ndalojë ortekun e fitores brenda disa muajsh të zgjedhjeve të përgjithshme, largimin përfundimtar e Edi Ramës nga jeta politike.

Kudo që shkoj e ftoj të dalim para qytetarëve, e kemi detyrim sepse janë ata që paguajnë për në dhe shprehin besim për ne. Urdhëro t’u japim llogari, t’i raportojmë për çdo gjë, edhe për jetën personale. Ai nuk del kurrë. Përkundrazi, fshihet e ikën sikundër fsheh Bushin”, tha Berisha.