Papa për shqiptarët: Zoti e bekoftë këtë popull që e dua aq shumë

– 27/11/19

Sekretari Kardinal i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, në emër të Papa Françeskut, ka dërguar një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit të së martës në Shqipëri.

Në telegramin drejtuar presidentit Ilir Meta, Kardinali Parolin thotë se ‘Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë’.

Papa Françesku po lutet gjithashtu për “personelin e ekipeve të emergjencës në përpjekjet e tyre të ndihmës”.

Unë jam afër viktimave, lutem për familjet, Zoti e bekoftë këtë popull të cilin unë e dua aq shumë”, thuhet në letrën  e ngushëllimit./

Gazeta Liberale