Paguajne qytetaret Shqiptare: Pronat – Nga vendimi i Strasburgut, – Rritet në 180 milion USD fatura e kompensimit.

7 QERSHOR 2021

Fatura që do t’i rëndojë buxhetit të shtetit pas vendimit të marrë një vit më parë nga Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut se vlera e kompensimit të pronave nuk duhet të jetë më e ulët se 10% e vlerës të saj të tregut, është rritur me 180 milionë Dollarë.

Fillimisht mendohej se i gjithë procesi do t’i kushtonte buxhetit 500 milionë Dollarë, ndërsa tashmë fondi i kompensimit duhet të jetë 680 milionë.

Shifra u bw publikle gjatë raportimit vjetor në Kuvendin e Shqipërisë tw drejtoreshws sw Agjencisë së Trajtimit të Pronave Jonida Baci, e cila deklaori se nga ky vendim do të përfitojnë në total 10,120 subjekte.

“Janë 10 120 subjekte që do të përfitojnë shtesën prej 18.2 miliard Lekësh. Vendimet e kompensimit do të indeksohen me normën e interesit që nga momenti i plotësimit të dokumentacionit deri në ekzekutim të tij.”

Viti 2020 bllokoi për 3 muaj punën për kthimin dhe kompensimin e pronave për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19 dhe mungesës së specialistëve në dokumentacionin fizik të dosjeve. Në total buxheti ka kompensuar vetëm 19 milionë Dollarë nga 35 milionë të akorduara fillimisht.

“Në vitin 2020  vetëm 106 aplikime janë ekzekutuar për shkak të Covid ATP e kishte të pamundur 3 muaj të pranojë aplikime dhe ka vijuar problemi i shqyrtimit të vendimeve sepse dosjet ishin fizike.”

Në total që prej nisjes së aplikimit të ligjit të ri të trajtimit të pronave në vitin 2015 janë shqyrtuar në total 26,091 vendime përfundimtare.