Nuk gjen qetësi toka/ Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë
Nuk gjen qetësi toka/ Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë
18 QERSHOR 2020
Greqia është tronditur sërish nga një tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një tërmet me madhësi 4.5 në shkallën Rihter tronditi në orën 2:50 të mëngjesit me orën lokale bregdetin e Gavdos, në jug të Kretës.
Epiqendra e tërmetit ishte vendosur 85 kilometra në juglindje të Gavdos, ndërsa thellësia fokale u mat në 100.9 km. Tërmeti u ndje në ishullin e vogël, por edhe në bregdetin e Kretës, pa shkaktuar ndonjë problem.
Gazeta Sot