“Nuk do të tolerojmë asnjë”/ IKMT nis operacionin në bregdet, rrafshohen objekte deri në 5 kate në Velipojë dhe Ksamil

7 qershor 2021

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur këtë të hënë operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit.

Operacioni ka nisur në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, ku po vijohet me prishjen e objekteve.

Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30”, thuhet në një njoftim të IKMT.

Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj shprehet se: “Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit”.

Gazeta Panorama