ambasadori britanik, Duncan Norman

Norman: – Situatë e pazakontë, Kushtetuesja do vendosë për zgjedhjet. –

30 qershor 2019

Ndërkombëtarët ndodhen në terren për të vëzhguar procesin e votimit, i cili është i pazakontë për Shqipërinë për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga opozita.

Ashtu si OSBE, BE dhe SHBA, edhe ambasadori britanik, Duncan Norman, ka dalë në terren, duke parë nga afër atë që po ndodh.

Edhe kryediplomati britanik e ka cilësuar një situatë të pazakontë, ndërsa ka shtuar se vetëm Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse këto zgjedhje janë të ligjshme apo jo.

“Sigurisht është një situatë e pazakontë, nuk ndodh shpesh që të shkohet në votime pa i dhënë votuesve që të zgjedhin midis disa alternativa. Por nuk na takon ne për të bërë vlefshmërinë e këtyre votimeve. I takojnë Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi këtu për të vlerësuar, për të ndjekur procesin dhe për të parë situatën.” – u shpreh ambasadori.

Ambasadori Norman ndodhej në Kamëz për vëzhgimin e procesit të votimit.

l.h/ dita