Çudia në lista, ka ndërruar jetë prej 12 vitesh, “ringjallet” në votimet e 30 qershorit. –

30qershor 2019

Edhe pse nga ministria e brendshme u tha se është bërë një punë shumë e mirë me listat shumëemërore të personave me të drejtë vote, në KZAZ e Vorës përsëritet fenomeni i të vdekurve që rezutojnë në lista për të votuar.Në një raportim për News24, nga shkolla ‘Isa Boletini’ në Vorë, gazetarja Klodiana Lala tha në listat e zgjedhësve janë konstatuar se janë të listuar emrat e personave të cilët kanë ndërruar jetë vite më parë. Ndërsa tha se janë identifikuar 2 prej të ndjerëve, për arsye etike ajo nuk preferoi të bëjë publikë emrat e tyre, ndërsa theksoi se një prej të ndjerëve ka ndërruar jetë 12 vite më parë.

Gazeta Panorama