7 Shtator 2022

Prokurori i rrethit të Nju Jorkut i ka kthyer Italisë artefakte tw vjedhur me vlerë 19 milionë dollarë.

58 pjesët përfshijnë një kokë mermeri të perëndeshës Athena e datës 200 para Krishtit, me vlerë rreth 3 milionë dollarë, shkruan BBC.

Artefaktet e vjedhura iu shitën muzeve dhe tregtarëve privatë nga grabitës të dënuar, tha Alvin Bragg.

Është përpjekja e fundit e qytetit për të kthyer mallrat e grabitura në vendin e tyre të origjinës – 66 milion dollarë janë kthyer deri më tani këtë vit.

Kreu i njësisë së trafikut të antikiteteve premtoi se do të kishte “shumë më shumë sekuestrime dhe shumë më tepër riatdhesime”.

Nju Jorku i kthen Italisë artefaktet e vjedhura me vlerë 19 milionë dollarë

Edhe pse pjesët kanë një vlerë të madhe monetare, një komandant i policisë italiane i përshkroi ato si “të paçmuara”.

Gjenerali Roberto Riccardi tha se ndihej veçanërisht i lumtur duke ditur se këto objekte do të ktheheshin në komunitete, të cilët do të dinin “nga vijmë, për historinë tonë, për identitetin tonë”.