Një zbulim në Bullgari pajtoi Neandertalët dhe Homo sapiens

29.12.2020

Fosile të gjetura në Bullgari tregojnë se Neandertalët dhe Homo sapiens kanë bashkëjetuar shumë më ngushtë sesa mendohej më parë, shkruan “Bild”.

Të dhënat e ADN-së nga kockat në shpellën “Baço Kiro” tregojnë se njeriu modern ka imigruar në Evropë jo 41 000 vjet më parë, por 8 000 vjet më parë. Gjetjet tregojnë se të dy speciet nuk kanë konkurruar për mbijetesë. Ata kanë jetuar së bashku dhe në paqe për më shumë se 300 breza dhe kanë banuar në të njëjtat shpella.

Një zbulim në Bullgari pajtoi Neandertalët dhe Homo sapiens

Kanë krijuar familje dhe fëmijë të përbashkët. “Kjo është arsyeja se pse ne ende mbajmë deri në 4 për qind të gjeneve të Neandertalit”, tha Jean-Jacques Hublin, drejtor i Institutit të Antropologjisë Evolucionare “Max Planck” në Lajpcig, transmetoi BGNES.