Një kështjellë nga koha e Trojës së lashtë zbuluan në Rodopet Lindore. –

Një kështjellë nga koha e Trojës së lashtë zbuluan arkeologë në afërsi të fshatit Benkovski, që shtrihet në rajonin e qytetit Kërxhali në Rodopet Lindore. Muret e kështjellës janë prej gurëve me peshë 5-6 tonë secilin.

Kjo është karakteristike për qytetërimin e zhdukur kreto miken. Zbulimi është me vlerë të madhe shkencore, sepse ripohon hipotezën, se Trakia e lashtë ishte pjesë e kulturës mikene, kulturë kjo e cila i përkiste qytetërimit të parë evropian. Lartësia e murit të zbuluar është përafërsisht 4 metra. Ai është i bërë me teknikën e quajtur “ndërtim të ciklopëve” të përhapur në lashtësi dhe karakteristike për Trojën, Mikenën dhe Tirintin.

Në Bullgari ndërtesa të realizuara me këtë teknologji janë të zbuluara vetëm në kodrinën Nebet Tepe në qytetin Pllovdiv. Tani në malin Rodopa u gërmua një kështjellë të tërë nga koha e qytetërimit miken. Objekti datohet në shekujt 12-11 para Krishtit dhe është një dëshmi, se trakët e lashtë gjithashtu ishin pjesë e këtij qytetërimi. Me përjashtim të ndërtesës në Nebet Tepe, deri tashti nuk janë të zbuluara dëshmi të tjera arkeologjike për këtë.