– Fëmija 7-vjeçar ka gjetur atë që ajo e quan ‘Moana rock’ në afërsi të fushës së futbollit në Bend.

Duket se fosili është një amonit, një invertebror i zhdukur detar.

Paleontologët thonë se fosilet e amonit nuk gjenden në formë natyrale në Bend, shkruan Daily Mail.

Por, ato janë të zakonshme në afërsi të Mitchell, mbi 80 mile më larg, transmeton KosovaPress.

Tash për tash se si ka arritur ky amonit në Bend mbetet një mister.

Fosilet e amonit janë të njohura për njerëzit me shekuj, që datojnë nga grekët dhe romakët. Emri vjen nga një zot i vjetër egjiptian, Amoni, ose nga brirët e perëndisë.