Nikos Kotzias: Ushtria greke refuzon të njohë kufirin me Shqipërinë. -Ka forca në Greqi që nuk njohin Protokollet e Firences dhe Parisit, as Marrëveshjen e Helsinkit.

Nikos Kotzias, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, është shprehur se ushtria greke refuzon të njohë kufirin kufirin Greqi-Shqipëri.

Deklaratën, ish-kryediplomati i Greqisë e bëri në një emision radiofonik në kanalin “News 24/7”, ku foli mes të tjerash, edhe për vrasjen e Kostandonos Kaçifasit në Bularat të Gjirokastrës, të dielën e 28 tetorit.

“Çdo jetë e humbur është një humbje e madhe. Konsultimi në kohë dhe parandalues ​​na mbron. Nuk duhet që në emër të ngjarjeve negative të përkeqësojmë marrëdhëniet dypalëshe. Problemi ynë është nga lindja, të mos bëhemi të çorientuar”, tha Kotzias.

“Ushtria nuk pranon të njohë kufirin Greqi – Shqipëri. Ushtria duhet të bëjë disa veprime për të shprehur njohjen e kufijve dhe jo nuk e bën. Ka forca në Greqi që nuk njohin protokollet e Firences dhe Parisit, Marrëveshjen e Helsinkit. Protokolli i Korfuzit parashikoi autonominë e Epirit të Veriut dhe për këtë ka disa deklarata”, shtoi ai.

Gazeta: Dita.