“Ngjarja ndodhi në sy të policisë”, Klodiana Lala jep detajet nga vrasja në Elbasan: PD kishte sinjalizuar …

21 PRILL 2021

Vrasja e Pjerin Xhuvanit ka përgjakur sot qytetin e Elbasanit.Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur para syve të policisë.

Pjerin Xhuvani që ndërroi jetë sot është proceduar dhe arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Mbetet e dyshimtë se përse PD kishte sinjalizuar policinë për një mjet pa targa, persona nga Partia Demokratike kishte bllokuar automjetin e Pjerin Xhuvanit, duke vepruar me vetëgjyqësi, ndërkohë gjithçka mund t’i tregohej policisë.

Sapo janë nxjerrë armët, ka ardhur efektivja e policisë që mbeti e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në sytë e policisë. Efektivja Xhensila Sota pritet të japë dëshminë e saj. Policia ka sekuestruar pamjet filmike.

Gazeta Sot