“Nga tokat në bregdet tek koncesionet”- PD: – Këto janë 5 vendimet që iu diktuan nga okigarkët. Rama ndër më të pasurit në Evropë.

 12 maji 2020

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka radhitur vendimet që sipas tij, i janë diktuar kryeministrit nga oligarkët.

 “Ramavirusi është kryetari dhe ideologu i një pakice që hiqen si sipërmarrës, por që nuk prodhojnë”, shkruan ai.

Alibeaj thekson se gjithçka në qeverisjen e Edi Ramës është për oligarkët dhe jo për qytetarët, dhe pandemia sipas tij, e provoi sërish.

Reagimi i plotë:

Sa i kalbur duhet të jetë Edi Rama që të arrijë deri atje sa të thotë se e zeza nuk është e zezë, se në Shqipëri nuk paska oligarkë?!

Njeriu që e nis ditën duke bërë llogari sesa do të vjedhë me oligarkun e karburanteve, sa leje ndërtimi do të japë për oligarkun e ndërtimeve, sa do të përfitojë nga shembja e Teatrit dhe ngritja e kullave, sa taksa do t’i heqë oligarkut të kudogjendur e kështu me radhë me çdo pasuri që ia ka falur një grushti oligarkësh, bën çdo gjë për të mashtruar shqiptarët që i rropi nga taksat për 7 vjet dhe tani i ka braktisur pa asnjë qindarkë ndihmë.

Disa vendime të qepura për oligarkët, që e kanë bërë Edi Ramën një ndër njerëzit më të pasur në Evropë.

  • Ligjin e Korporatës së Investimeve për të shtetëzuar tokën dhe për t’ua dhënë privatëve për ndërtim ia diktoi një oligark.
  • Ligjin e Investitorit Strategjik për t’u falur tokat në bregdet privatëve e bëri sipas porosisë së një okigarku.
  • Dhënien me Koncesion të rrugëve ia diktoi një oligark tjetër.
  • Unazën e Re me 20 milionë euro kilometrin e bëri në favor të oligarkëve.
  • Koncesionet në shëndetësi ua shpërndau okigarkëve

Ramavirusi është kryetari dhe ideologu i një pakice që hiqen si sipërmarrës, por që nuk prodhojnë. Puna e tyre e përditshme është biznesi me qeverinë për të zhvatur e varfëruar shqiptarët dhe Shqipërinë.

Ramavirusi është ai që parlamentin e ktheu në noter të ligjeve me emër oligarku dhe zyrat e oligarkëve i shndërroi në Ministri Financash, Ekonomie, Energjitike dhe Infrastrukture.

Gjithçka në qeverisjen e Edi Ramës është për oligarkët. Asgjë për qytetarët. Pandemia e provoi këtë sërish, prandaj na duhet ta largojmë kryeministrin e oligarkëve dhe të varfërisë së shqiptarëve. E kemi për detyrë historike të rikthejmë shpresën dhe të vlerësojmë konkurencën e lirë, tregun e lirë, ndershmërinë në vend të oligarkisë.

Gazeta Panorama