Nga sot hidhen në treg dy kartëmonedhat e reja 500 dhe 2 mijë lekëshe

17 JANAR 2022

Dy prerjet e reja të kartëmonedhave shqiptare 500 dhe 2000 lekë që do të hidhen në qarkullim prej ditës së sotme.

Bëhet me dije se materiali i tyre do të jetë ndryshe, ndërsa portreti i Ismail Qemalit dhe mbretit Gent nuk do të ndryshojë në kartmonedha.

Pavarësisht emetimit të kartëmonedhave të reja, qytetarët paralelisht me kartëmonedhat e reja  do të mund të përdorin edhe prerjet e vjetra  .Gjatë vitit të kaluar u hodh në qarkullim edhe prerja më e madhe e lekut shqiptar prej 10 mijë lekësh por që është ende në numër të kufizuar.

Që prej shtatorit 2019 Banka Qendrore ka hedhur në qarkullim edhe katër kartëmonedha të reja të kësaj serie, atë 200, 5000, 1000 dhe 10 000 lekë duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë së re të përbërë nga 6 prerje.

Gazeta Shqip