Kete vit në vendin tonë kanë shkrumbuar 9 mijë e 400 hektarë pyje.

Në 15 vitet e fundit përllogaritet se flakët kanë shkrumbuar 388 mijë hektarë me pyje e toka bujqësore.

Nga janari deri në 1 gusht të këtij viti zjarret në vendin tonë kanë shkrumbuar 9 mijë e 400 hektarë pyje.

Të dhënat shqetësuese janë të Agjencisë Europiane të Informacionit për zjarret në pyje ndërsa qarqet më të prekura rezultojnë të jenë Lezha, Durrësi, Vlora dhe Korça.

Abdulla Diku, ekspert mjedisi thotë se dëmi financiar i shkaktuar është 47 milionë euro.

Abdulla Diku:“Për ta ripyllëzuar këtë sipërfaqe duhen gati 47 mln euro dhe për një vend të vogël ku buxheti për pyjet është inekzistent është humbje e madhe për të cilën duhen investime kolosale dhe dekada të tëra për të rifituar këtë sipërfaqe të pyllëzuar”  

Rezulton se pjesa më e madhe e zjarreve është e qëllimshme shkaktuar kryesisht nga djegia e tokave bujqësore. Për t`i dhënë fund këtij fenomeni janë propozuar disa ndryshime ligjore.

Abdulla Diku: “Të ndalohet djegia e mbeturinave bujqësore një herë e mirë. Edhe vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut, Serbia djegia e mbeturinave në tokat bujqësore është rreptësisht e ndaluar. Duhet ndaluar edhe ne. 

Abdulla Diku thotë se edhe këtë verë situatat shkaktuar nga zjarret nuk po menaxhohen si duhet nga institucionet e qeverisë.

Eshte krijuar perceptimi që me fikjen e zjarrit duhet të merren emergjencat civile, zjarrfikësit është e pamundur. Çelësi i suksesit është menaxhimi në orët e para përndryshe merr përmasa të parrezikueshme”

Në 15 vitet e fundit përllogaritet se flakët kanë shkrumbuar 388 mijë hektarë me pyje e toka bujqësore.

Abdulla Diku: Jemi vendi më i varfër me pyje në Europë dhe rrezikohemi të bëhemi vendi i parë pa pyje në Europë”.

Tv OraNews