Nesër protestë në Shkodër kundër ngritjes së Konsullatës serbe

Shkodra
1 Gusht 2026
Mesazhe nga bulevardi kundër klasës politike u dhanë dhe nga diaspora, ndërsa njoftuan se nesër do të mbahet një protestë në Shkodër kundër ngritjes së konsullatës serbe në qytet.
Kërkesa e protestës kombëtare në Tiranë ishte e njëjta, si 62 ditët e mëparshme, dorëheqje e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.
Në shesh u bashkuan edhe shqiptarë të diasporës, por fokusi ishte sërish reforma territoriale.
Mesazhe nga bulevardi kundër klasës politike u dhanë dhe nga diaspora, ndërsa njoftuan se nesër do të mbahet një protestë në Shkodër kundër ngritjes së konsullatës serbe në qytet.
Protesta kombëtare si çdo natë tjetër, do mbylet me marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe thirrjet për t’u bashkuar sërish në shesh.
