Negociatat/ “Kushtet e Gjermanisë janë më të rënda se ato më parë”- Dashamir Shehi: Ua kam thënë edhe kolegëve opozitar se…

26 shtator 2019

Duke komentuar 9 kushtet e Bundestagut gjerman për Shqipërinë, politikani i njohur Dashamir Shehi tha se ato janë baza për një marrëveshje politike mes palëve.

Në emisionin “Opinion”, tha se për shqiptarët këto kushte janë një lajm i mirë, pasi sipas tij politikanët në Shqipëri nuk veprojnë nëse dikush nuk i kontrollon.

Gjermanët kanë pranuar një po, me këto kushte që do zbatohen shkallë-shkallë. Ne jemi duke pritur për disa vite për të plotësuar këto kushte. Janë më të rënda se ato më parë, vendimi i Bundestagut është pozitiv. E ka pranuar këtë lloj filozofe që Shqipërisë duhet t’i vendosen kushte. Kjo është një situatë që na leverdis neve si shqiptarë, dhe na kontrollojë dhe na kondicionojnë për të bërë ato punë. Iu kam thënë dhe kolegëve të mi opozitarë, ne po lodhemi kot me ato kushtet tona. C’na duhet ne platforma, na i shkruajtën gjermanët. Kjo për mua është shtrati i një negociate të madhe”, tha Shehi.

Grupi kryesor i CDU/CSU në parlamentin gjerman ra dakort mbrëmjen e së martës që të votojnë pro hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë duke renditur një sërë parakushtesh, ndërsa për Maqedoninë e Veriut është vendosur hapja e negociatave pa kushte.

Gazeta Panorama