Ne votime me Detyrim – Publikohet shifra, ja sa qytetarë “dogjën” votat në Tiranë

Veç numrit të ulët të pjesëmarrësve, në votimet e 30 qershorit, u vu re dhe një numër i madh votash të pavlefshme.

Në bashkinë e Tiranës, rezultojnë 10 mijë e 740 vota të pavlefshme, në 11 njësitë e Tiranës.

Numri më i madh i votave të pavlefshme ka rezultuar në njësitë 2, 5 dhe 7, ku veç gabimeve të rastësishme, shihet edhe një tendencë për të “djegur” qëllimisht votën.

Votat e pavlefshme në Tiranë:

Njësia 1 – 857

Njësia 2 – 1549

Njësia 3 – 663

Njësia 4 – 784

Njësia 5 – 1717

Njësia 6 – 889

Njësia 7 – 1313

Njësia 8 – 609

Njësia 9 – 1191

Njësia 10 – 319

Njësia 11 – 849