3 Shkurt 2023

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat malore kryesisht në juglindje priten reshje bore me intensitet deri mesatar.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit e më pas do të mbizotërojnë orët me diell.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -1 deri 6°C

në zona e ulëta -1 deri 12°C

në zona bregdetare 5 deri 12°C