Ndodh këtë të premte eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit

17 Nentor 2021

Ndodh këtë të premte eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit

Eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit do të ndodhë ditën e premte në 19 nëntor.

Eklipsi pritet të ndodhë në orët e para të mëngjesit, ku 97% e Hënës do të eklipsohet nga hija e Tokës.

Agjencia amerikane hapësinore, NASA ka njoftuar se eklipsi do të jetë i dukshëm nga 50 shtetet amerikane, Kanadaja dhe Meksika, si dhe një pjesë e Amerikës së Jugut, Australisë dhe Kinës.

Hëna do të jetë në pikën më të largët nga Toka gjatë eklipsit, duke ngadalësuar orbitën e saj dhe duke zgjatur kohën që duhet për të dalë nga pjesa më e errët e hijes së këtij planeti, pasi që Hëna, Toka dhe Dielli do të jenë në një linjë.

Gazeta dita