Novruz Bajramaj

Ndërron jetë, në moshën 68 vjeçare, Novruz Barjamaj, muzeolog, historian, njohës i shquar dhe pasionant i trashëgimisë kulturore të rajonit të Vlorës dhe më gjerë.
Prej gati 40 vjetësh ai kontribuoi në muzeumet e qytetit dhe së fundmi pranë D.R.K.K-Vlorë, ku dhe doli në pension. Për një periudhë, ai mbajti dhe rolin e drejtuesit të këtij institucioni.

Novruz Bajramaj

Për t’i bërë nderimet e fundit, ftojmë miq, shokë dhe bashkëqytetarë, për të kryer homazhe nesër, ditën e enjte, datë 14 mars, ora 12:00 -13:00, në hollin e Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj”, Vlorë.

I paharruar kujtimi i tij!

Njoftimin e jep DRKK Vlore