Ndalimi i gazetarëve –Lutfi  Dervishi: – Policia e ka humbur rrugën në oborr

– 12/12/20

Lutfi Dervishi

Mili Xhani dhe Xhoi Malësia janë dy gazetarë të rinj dhe dy qytetarë model, ndalimi nga policia gjatë ushtrimit të detyrës dhe dhuna ndaj tyre, janë vetëm një tregues që policia shpesh e humb rrugën në oborr!

shtë mungesa reflektimit, mungesa e përgjegjësive për rastet e meparshme, që në mënyrë graduale çojnë në degradim dhe më shumë dhunë!

Drejtuesit civile të ministrisë e Brendshme më e pakta është të kontaktonin dhe kërkonin ndjesë ndaj gazetarëve!

P.S ka shumë lexime për dhunën e këtyre ditëve që nga ajo me motive politike deri te anarkia e adoleshentëve të pa shpresë!

A ishte rasti Klodian Rashes pika që derdhi gotën e zemërimit apo rast i izoluar që shfrytëzohet për qëllime politike?

Përgjigja nuk është e lehtë, por jam i sigurtë që po të mos ishte tentativa për të manipuluar ngjarjen, për të fajësuar dhe njollosur viktimën, po të mos ishte vetëpërdorur si vegël një pjesë e medias duke raportuar në mënyrë skandaloze, nuk do të ishim këtu ku jemi sot.

DHUNA nuk është zgjidhje në asnjë rast, por kjo dhunë që po shohim nuk shpjegohet aq më tepër adresohet duke vendosur etiketën: politike!

Gazeta Mapo