12 Gusht 2025

Gjatë orëve të fundit situata me zjarret është përkeqësuar edhe më shumë. Bëhet e ditur se në të gjithë ekonominë pyjore të Kurore Dardhës janë aktive rreth 30 vatra zjarri, të cilat kanë përfshirë afro 50 hektarë pyje me pisha dhe bredha.

Gjithashtu në terren janë angazhuar forcat pyjore të bashkisë Fushë-Arrëz, trupa të ushtrisë, si dhe shërbimi pyjor i Fushë-Arrëzit, Pukës dhe Kukësit. Flakët janë përhapur masivisht, pasi po favorozohen edhe nga era e fortë.

Si pasojë e flakëve është bllokuar edhe rrugën kombëtare Fushë-Arrëz – Bajram Curri.

Gjithashtu, rrezikohen linja e tensionit të lartë dhe rruga Tropojë – Qaf Mali – Fushë-Arrëz.

Ndërkohë edhe banorët e fshatrave Xath dhe Flet  te Bashkise Fushe Arres janë evakuuar, ndërsa flakët po rrezikojnë linjat e tensionit të lartë që lidhin hidrocentralin e Fierzës me nënstacionin e Fushë-Arrëzit.