Muzeu Etno-Kastrioti, në Isniq të Deçanit me mbi njëmijë eksponate (Album Foto)

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Pronari i tij Miftar Januzaj, në saje të vullnetit dhe pasionit të madh arriti që të mbedhë edhe eksponate që i shpëtuan flakëve të luftës së fundit, por edhe eksponate periudhash të ndryshme historike edhe atë brenda një lokali të ngushtë e të papërshtatshëm

Në kuadër të shtegtimeve të mija nëpër trojet shqiptare, me përkushtim të veçantë kam vizituar edhe mbi 50 muze apo edhe shtëpi- muze të figurave historike apo të kulturës e traditës. Në këtë kuadër realizova edhe një vizitë në muzeun Etno-Kastrioti, në Isniq të Deçanit, pronë e koleksionistit të pasionuar, Miftar Januzaj në fshatin Isniq. Në këtë udhëtim shoqërues pata ekonomistin, Muzafer Osmani nga Ferizaj, që pasion ka mbledhjen dhe botimin e anekdotave popullore. Edhe ky një lloj koleksionist më vete si edhe Miftar Jonuzaj.
Vërtetë është më se motivuese e mbresëlënëse puna e madhe që ka bërë ky njeri, jo i fushës e domenit, të muzeologjisë, por njeri i vullnetit e dashurisë për të kaluarën tonë të bujshme kulturore e historike. Të tillë janë edhe konelsionistët e pasionuar që kanë arritur të themelojnë muzetë e tyre private si zotëri Shtjefën Ivezaj në Malësi të madhe dhe z, Gjongjergjaj Lyranë komunën e Klinës, Musa Emini në Ferizaj, muze këto që i kam vizituar më parë. Do të ishte me interes që pikërisht këta koleksionistë privat të bëjnë ndonjë ekspozitë të përbashkët me eksponatet e tyre të përzgjedhura.

Muzeu Etno-Kastriot

Muzeu Etno-Kastriot

Ti kthehem vizitës së në muzeut të cilit edhe i kushtuam sot këtë hapësirë në portalin ton: Të shikosh, muzeun Etno- Kastrioti Etno Kostriti është një mbresë e veçantë, pasi aty sheh se si një individ ka mund të arrijë të grumbullojë brenda një hapësire aq të të ngushtë gjithë një arsenal eksponatesh me vlerë etnografike mbështetur vetëm nga vullneti dhe mbështetja e familjes së tij, për mendjen e shëndosh, vërtetë është e pakapshme.
Kur shikon gjitha ato eksponate, artefakte periudhash të ndryshme historike brenda një oborri e lokali të ngushtë e të papërshtatshme njeriu nuk ka se si mos e pyes veten a bëjnë sado pak nga puna e Miftarit ata njerëz që paguhen me rroga në muzetë e ndryshme anë e këndë trojeve shqiptare, derisa ky njeri i pasionuar tërë këtë punë e bën në baza vullnetare.
E veçanta tjetër është se në këtë muze pos që organizohen edhe ekspozita të ndryshe, aty të rinjtë e të rejat shpeshherë defilojnë edhe me kostume kombëtare, duke i bërë edhe më të njohura para botës, me veshjet përplot kolorit të anës së Dukagjinit e më gjerë.
Por ajo që i mungon shumë eksponateve të këtij muzeu privat, është nevoja për një ekspertizë profesionale nga njerëzit e fushës përkatëse për të saktësuar moshën dhe vlerën e eksponateve, si dhe ndihma materiale që duhet dhënë MIftarit për ngrijën e një objekti të përshtatshëm muzeor, aq më parë që Isniqi historik, vendlindja e heroit Isa Buletini, tashmë është bërë një pikë atraktive turistike referimi, falë edhe këtij muzeu, që tërheq vizitorë e turistë nga anë të ndryshme të vendit dhe jashtë tij.

Sa i përket historikut të vetë muzeut, ai u hap më 3 Nëntor 2012 dhe në fillim posedonte diku mbi 400 eksponate te periudhave te ndryshme historike.
„Nuk ka qene e lehte me një page 200 eurosh, me katër student t´i blesh eksponatet. Por, bashkëpunimi me qytetaret me ka ndihmuar shume, meqë m´i kane dhurua shumicën nga shume fshatra si, nga: Lluka, Belegu ,Lloqani etj. Dhe po mos t´ishin ato nuk kisha mund me e arrit këtë sepse ata i kane ruajt ne mënyrë fanatike, duke pas parasysh se gjate lutës i kane djeg dhe shumicën i kam gjet  neper gërmadha ne mënyrë  vullnetare. Prandaj, apeloj tek institucionet komunale dhe ato qendrore për një objekt qe ta bej ruajtjen dhe konservimin e eksponateve, te cilat pa objekt adekuat do te shkatërrohen. Dhe besoj vërtet se do ta gjej përkrahjen. Sepse, jo vetëm Deçani por edhe Kosova do te mburren. Sepse, turistet e huaj nuk duan rruge te asfaltuara e pallat, por origjinalen. Atë çka ti ke qene dhe me çka prezantohesh”, pat deklaruar , Januzaj, dëshira e të cilit për ngritjen e objektit të muzeut është në realizim e sipër.

Muzeu Etno-Kastriot

Muzeu Etno-Kastriot

Ndërkohë mësojmë se në saje të angazhimit të pa ndërprerë të pronarit të këtij muzeu dhe një mbështetjeje materiale të vet komunës së Deçanit ka përfunduar faza e parë e punimeve për ndërtimin e muzeut “Etno Kastrioti” Kështu që  pas përfundimit të tij pritët që aty të vendosen mbi një mijë eksponate të ndryshme të cilat janë të vendosura ne vende jo adekuate. Ky adhurues dhe kultivues vlerash, pret me të drejtë edhe ndihmën e mërgimtarëve tanë, në mënyrë që ëndrra e tij të realizohet, më në fund që edhe në këtë anë të Dukagjinit të ketë një muze me një objekt me kushte sado pak optimale.

Muzeu Etno-Kastriot

Muzeu Etno-Kastriot

Karakteristikë tjetër është ajo se pronari i muzeut në saje të dashurisë dhe aksionit të madh që ka realizua për grumbullimin e vlerave etno-historike e kulturore, ka arrit që deri më tani thuaja se ta trefishojë numrin e këtyre eksponate e madje të filloj edhe ngritjen e një godine për muze. Për ta tërheq vëmendjen e vizitorëve Jonuzaj herë pas here  organizon edhe ekspozita me djem e vajza me veshje kombëtare të anës së Dukagjinit dhe kështu e bënë edhe më tërheqës këtë muze që vizatohet jo vetëm nga nxënës e studentë por edhe mërgimtarë e turistë të jashtëm.

Muzeu Etno-Kastriot

Muzeu Etno-Kastriot

Muzeu Etno-Kastriot

Muzeu Etno-Kastriot

Muzeu Etno-Kastriot

(Disa nga fotot e ekspozitave me veshje kombëtare i huazova nga faqja e fb të këtij muzeu)