6 Janar 2026

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm prurjet e lumit Valbonë, duke ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në kaskadën e Drinit.

Si pasojë, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentrali i Komanit dhe ai i Vaut të Dejës, me qëllim ruajtjen e parametrave të sigurisë së digave.

Sipas raportimeve nga HEC Komani shkarkimet kanë filluar që në orët e paradites, me një kapacitet minimal prej 200 metra kub ujë në sekondë.

Shkarkime po kryhen edhe nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, me një prurje rreth 500 metra kub në sekondë.