Dy orë në SPAK, zbardhen detajet. – Dallëndyshe Bici u pyet për regjistrimin e njërës prej vilave të Ergys Agasit

8 Prill 2026
Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici u pyet dje në SPAK për afro dy orë në kuadër të hetimeve që po kryhen për aferën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Ky institucion akuzohet se ka funksionuar si një grup i strukturuar kriminal që drejtohej nga dy biznesmenët e shumëkërkuar Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Referuar burimeve rezulton se Bici u pyet lidhur me procedurat e legalizimit dhe regjistrimit të një vile ne periferi të Tiranës, në emër të Ergys Agasit.
Ditët e fundit, SPAK ka ushtruar kontrolle në vilat luksoze të Agasi dhe apartamente dhe vila që dyshohen si pasuri të fshehura të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj.
