Televizioni italian Rai i ka kushtuar një kronikë të veçantë aktiviteteve tradicionale të valleve dhe riteve të lashta arbëreshe, që shfaqen të martën pas Pashkëve, duke i cilësuar si një urë mes Shqipërisë dhe Italisë, një lidhje direkte mes së shkuarës dhe të tashmes.
Një traditë që për çdo vit bashkon komunitetin arbëresh të veshur me veshje tradicionale.
“Ajo tregon lidhjen tonë me zakonet, ritet, traditat tona, trashëgiminë tonë dhe kulturën tonë minoritare. Kështu, ky është një thesari që ne e shfaqim çdo vit…”
Një traditë e rrënjosur në historinë e popullit arbëresh dhe që përkujton simbolikisht fitoret e heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu.
“Është shumë interesante, sepse festohet të martën pas Pashkëve, dhe për këtë arsye përkujton edhe një fitore të madhe të Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, dhe për këtë arsye përkujton fitoren mbi vdekjen.”
Mes riteve fetare të Javës së Shenjtë, tubimeve kulturore dhe valleve tradicionale, qendra e Polinos mirëpriti përsëri komunitetet shqiptare kalabreze, nga Lungro në Akua Formoza e deri në Santa Sofia de Piro, të cilët zunë vendin qendror në një paradë vallëzimi nëpër rrugët e qytetit.