‘Po largoni Shqipërinë nga BE’, Kapri: Doni të votojmë pr.ligjin që portet turistike t’i ketë në dorë Rama

9 Prill 2026
Deputeti i partisë Mundësia tha se projektligjet që PS sjell në Kuvend, nga ajo për Portet Turistike e deri tek përzgjedhja e kreut të ri të Gardës së Republikës, po largojnë Shqipërinë nga anëtarësimi në BE dhe po i jep të drejtën e kontrollit të plotë kryeministrit Edi Rama.
“Sot në rend dite kemi një projektligj që hedh poshtë gjithçka çka u tha. U tha që kemi sjellë 23 projektligje për BE sot vjen një projektligj me një nen që thuhet se vetëm kryeministri ka të drejtë të japi portet turistike.
Këto nisma që nuk i nënshtrohet asnjë lloj konsultimi, largohen nga ligjet që duhet të na përafrojnë me BE. Tani në momentin fundit u tërhoq dhe ligji për Gardës, tani projektligji kërkon që edhe kreun e Gardës ta caktojë kryeministri”, tha Kapri.
