Hamami në fshatin Sllatinjë (Çorovode). –

Hamamet si ndërtesa që lidhen me kulturën fetare dhe mbajtjen e një higjene trupore sa më të pastër, kanë vlera të veçanta në suazën e arkitekturës osmane në Shqipëri.

Hamami në fshatin Sllatinjë (Skrapar) Monumenti i Kulturës i cili ndodhet  në qarkun e Berati, është një monument kulture i kategorisë së parë, dhe mjaft i frekuentuar nga turistët gjatë sezoneve.

Hamamet e Sllatinjës ndodhen pranë fshatit me të njëjtin emër në afërsi të qytetit të Çorovodës.

Monumenti është një ndërtim i përiudhës osmane ku spikasin format arkitekturore në përdorimin e kupolave, ku si kalim nga ambjent kuadratik për në kupolë shërbejnë trompat parabolike në qoshe.

Nga gjendja në të cilën paraqitet monumenti është pak e vështirë të lexohen qartë pjesët përbërëse të ambjenteve të ndryshme.

Hamamet në fshatin Sllatinjë aktualisht ndodhen në një gjëndje të mirëmbajtur, edhe pse disa nga pjesët e kupolave nuk ekzistojnë më në këmbë.

Ende duken gjurmët e trompave parabolike në qoshe të ndërtuara nga përzierja e gurëve të dimensioneve të vegjël me copa tullash dhe llaç gëlqereje.