Molier “feston” 400 vjetorin e lindjes/ Studentët shfaqje ndërgjegjësuese për dhunën ndaj grave

Nga Besmira Pelushaj

Janar 2022

Në 400 vjetorin e lindjes së Molierit, themeluesit të komedisë franceze, nxënësit e shkollave të mesme në Paris, interpretojnë fragmente nga dramat e tij, në një shfaqje që nxjerr në pah dhunën ndaj grave. Në teatrin e Molierit vendi i gruas është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ai kishte një vizion shumë të fortë për lirinë e gruas.

“Molieri krijoi shumë personazhe moderne. Në kohën e tij kjo nuk kuptohej vërtet. Por tani kur rilexon dramat, kur sheh shfaqjet dhe gjithçka, kupton që shkon shumë më tej dhe se në fakt ai kishte imagjinuar personazhe që ishin shumë më të fortë dhe që do të kishin një ndikim të madh më vonë”, shprehet Hannah Bendel, studente e vitit të fundit në shkollën e mesme “Montaigne”.

Qëllimi i shfaqjes është që njerëzit të kuptojnë dhe të dënojnë dhunën ndaj grave.

Molier “feston” 400 vjetorin e lindjes/ Studentët shfaqje

“Duke marrë parasysh që është një skenë shumë e dhunshme që unë luaj dhe një person që mund të jetë shumë i dhunshëm, nuk është diçka që për mendimin tim është e komplikuar të tregohet. Sepse dhuna është kudo rreth nesh në shumë aspekte dhe të gjitha këto. Në një farë mënyre është e barabartë shumë e këndshme që mund ta tregosh atë” tha Samuel Dupuis, student në shkollën “Montaigne”.

Për më shumë se tre shekuj, veprat e jashtëzakonshme të Molierit vijojnë të jenë prezente në skenat botërore dhe gjithçka për faktin se aii kishte gjenialitetin të denonconte të metat e shumta njerëzore në një formë satirike, ai dinte të mbulonte me mjaltë helmin që ndonjëherë nxirrte.

Molier

“Tartufi”, “Don Zhuani”, “Mizantropi”, “Kopraci” dhe “Borgjezi fisnik” janë veprat më të njohura të Molierit. Ai mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Së bashku me Shekspirin, Molieri ishte pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë.

Nga OraNews