Mijëra përgjime, Robert Papa tregon si FBI i ka qepur dosjen Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij, nën monitorim…

3 Korrik 2026
Gazetari i njohur në SHBA Robert Papa deklaron se FBI ka nën mbikëqyrje Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, duke përmendur deputetin socialist Taulant Ballën dhe bashkëshorten e kryeministrit, e cila sipas tij është mbajtur dy orë, ashtu siç është mbajtur edhe Rama një orë në aeroport tre vjet më parë.
Papa pretendon se çdo ditë dalin mijëra dosje përgjimesh për miliarda dollarë të kapura në Zvicër e Dubai dhe se libri “Albanian files” ka si qëllim dërgimin e kryeministrit në burg. Papa shprehet se Rama ka futur njerëz nga Banka e Shqipërisë te SPAK për të ndaluar informacionet mbi kapjen e miliardave, ndërsa shton se çdo muaj një prokuror i SPAK-ut ndodhet në Shtetet e Bashkuara. Papa e akuzon Ramën se ka ngritur një shtet mafioz me trafikantë, duke cenuar sigurinë kombëtare amerikane dhe duke shkaktuar vdekjen e mijëra fëmijëve europianë nga kokaina e grupeve të tij.
Pjesë nga analiza e Robert Papës në Fokus Tv
“Mburresh e thua se kam 800,000 vota! Ramiz Alia kishte 2 milionë vota dhe iku për tre ditë. Ore, Trump kishte 74 milionë vota dhe nuk i ka më. Ti nuk ke as 200,000 vota sepse ty të kanë dalë kundër brenda asaj që ti e quan Partia Socialiste, por që e ke shkatërruar. Është koha që vetë socialistët të të tërheqin zvarrë me 10 vezë. Imagjino kur të jenë mbi 100,000 vetë. Më 11 korrik do të ketë lumë shqiptarësh e amerikanësh përpara OKB-së, do të shkojnë edhe në Uashington, edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit për të kërkuar ndihmë nga e djathta amerikane, të cilën ti kujtove se e bleve me “tralalanë” e Trumpit, Ivankën.
Shqiptarët janë ngritur për të hequr kancerin e shoqërisë që quhet Edi Rama, por janë çuar edhe për kushtin mediokër dhe për “tralalanë” e Trumpit, një pjesë edhe kundër Berishës. Pra, ky brez i ri hyjnor është kundër establishmentit dhe ndërkohë që ti i jep prova kriminale me atë “Albanian files”, ku ti paske kërkuar të ndërtosh oaze që të futesh në Shqipëri. Është idiotësi politike që në këtë çast, kur e gjithë bota e qytetëruar është kundër një krimineli, polakut Netanjahu, shqiptarët nuk kanë asnjë hua e asnjë borxh.
Ne jemi vend i NATO-s, por ti nuk ke plotësuar as 2%-shin; tani është bërë 5%. Ndaj mund të marrin ish-drejtorin e spitalit ushtarak që është president në Ankara. Vazhdon me idiotësitë që agjenturat e huaja, ndërkohë që është shkarkuar zëvendësambasadori i Izraelit në Tiranë, i cili kishte futur turinjtë duke kërcënuar e kontrolluar në botën dixhitale, por ajo rini e bukur e zbythi. Ti ke marrë Endri Fugën, njeriun që të lidh me Sorosin, i cili është vetë i groposur. Sepse të gjithë e dinë që kur vije këtu, valixhen me dollarë kesh e mbante Ahmetaj dhe bllokun e pagesave e kishte Fuga.
FBI ka kohë që i ka nën mbikëqyrje njerëzit e tu, që nga Taulant Balla e deri te bashkëshortja jote që e mbajtën dy orë, siç të mbajtën ty përpara tre vjetësh një orë në aeroport. Çdo ditë dalin me qindra mijë “files” përgjimesh: 2 miliardë të kapura në Zvicër, 4 në Dubai, pa harruar miliona dollarë të tjera. Ti ke futur njeriun tënd nga Banka e Shqipërisë te SPAK për të ndaluar informacionet e kapjes së miliardave, por nuk e ndalon dot.
Ju kam thënë që çdo muaj një prokuror i SPAK-ut është këtu. Ideja për një qeveri tranzitore ku thuhet që Dumani do të ishte zgjedhja më e mirë është një tjetër kambanë alarmi për ty. Ai libër “Albanian files” është thjesht për të të futur ty në burg, sepse ti në burg do të shkosh. Do të jesh më keq se ajo qelia e Ahmetajt. Ajo të ka trembur sepse ti vendose të bëje një shtet mafioz me trafikantë, cenove sigurinë kombëtare amerikane dhe shkaktove vdekjen e mijëra fëmijëve europianë nga kokaina e grupeve të tua.”
