Meta nga Kavaja, mesazh Ramës: – Thirri mendjes dhe mblidhi kriminelët. Kavaja dhe Shqipëria nuk poshtërohen

19/04/2021

Presidenti Ilir Meta u shpreh sot nga Kavaja se plagosja e të riut në zyrat e PD është një ngjarje kriminale që duhet të hetohet sa më parë nga drejtësia.
Kreu i shtetit i bëri thirrje kryeministrit që të tërheq kriminelët nga fushata elektrale dhe të mos provokojë më popullin e Kavajës dhe gjithë Shqipërisë.
Meta ka qenë në zyrën elektorale të PD, ku është pritur me duartrokitje nga qytetarët teksa ka parë vendin ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni, sekretar i degës.

Në shoqërinë e tij ishte dhe kandidatja e PD Grida Duma. “Jemi bërë faqja e zezë e botës për qejfin tënd, Edi Rama. Tre vjet na bllokove me atë të Fierit, tani dhe 5-6 vjet. Thellohu, reflekto dhe shko tek SPAK-u dhe rrëfehu vetë! Me qetësi. Presidenti e ka detyrë të bëjë thirrje për reflektim. Me qetësi! Çdo njeri që bën krime zgjedhore do të përgjigjet. Nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese”, deklaroi Meta.

  1. e Jone