“DDhuna policore ka kaluar çdo kufi!”- Deputetja Marjana Koceku: – Nuk dallojmë më policin nga krimineli!

14 Tetor 2026
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe studentëve gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke e cilësuar dhunën policore si të papranueshme.
“Kjo dhunë policore ka kalu çdo kufi. E dimë se nji pjesë e radhëve të policisë janë kriminela të rekrutuem, aq sa s’dallojmë ma policin prej kriminelit. Ata munden me të përndjekë e me ta thy edhe kambën”, është shprehur deputetja.
Koçeku i ka cilësuar studentët si pjesën më të brishtë të shoqërisë, të cilët, sipas saj, u përballën me një reagim brutal të policisë.
Deputetja po ashtu ka kërkuar largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, të cilin e ka akuzuar se mban përgjegjësi për mënyrën se si u zhvilluan përplasjet.
Deputetja Marjana Koçeku: Kjo dhunë policore ka kalu çdo kufi. E dimë se nji pjesë e radhëve të policisë janë kriminela të rekrutuem, aq sa s’dallojmë ma policin prej kriminelit. Ata munden me të përndjekë e me ta thy edhe kambën.
Studentët tu qenë pjesa ma e brishtë e shoqnisë tonë, sot janë shtypë në mënyrën ma brutale. Ministri Ervin Demo asht vendos në atë pozicion se asht i vetmi që mundet me e marrë përsipër at lloj brutaliteti që ka ndodhë sot.
Duhet me ia kërku dorëheqjen qysh sot!
