Mbreti ilir Bato dhe monedha e tij ~ 2200 vjeçare shkruar në Shqip: ‘ΒΑΤΩΝ = BATO -N

Shkruan: Aleksander HASANAS

Emër ky i cili nga manipuliratorët e gjuhës së greke shkruajnë: “Mbret i njohur ilir ‘Bato’ i vërtetuar gjerësisht në Iliri, emri i të cilit presupozohet se rrjedhë nga IE *bhat (u) – si Lat. battuere ‘hit’, por i njëjti emër mund të rrjedh nga IE * bheh2- ‘them, tell’ (Lat fāri, fātum ‘faith), Gr. (Homeri) φάτω, φάτις, Arm. bay ‘thotë’) (Polomé 1982: 871 ff., LIV: 69-70)”
Pra vihet re qartë emri ‘Bato i mbretit Dardan’ iliro/shqiptar devijohet prej shqipes ku ‘Bato’ do të thotë Bato me kuptimin e qartë; ‘Mbret’ ‘Ba -to’ prej shqipes ‘Bā = Dritë’ (shih Pokorny ku krahason këtë rrënjë nga gegenishtja ‘Bā = Dritë shkëlqim; beh; zbeh dhe jo “φάτω” sepse në monedhë nuk ka asnjë shkronjë ‘φ/f / por: B = B ) – njëjtë ky emërtim si krejt emrat e njohur i mbretërve të shumtë liro/shqiptar: Bas – i fisit Brygian}, Balla, Bardhyl, Agroni, Genci, Teuta e plot të tjerë ku numri i tyre i kalon 31 mbretër me gjak të pastër shqiptarie.


Bato më i parë i Dardanisë ishte mbreti Dardan i shek. 4 para Krishtit.
Histori e emrit Bato është kjo:
* Bato është një emër i njohur ilir.
* Bato i Dardanise është emri i një mbreti Dardan në 4 B.C.
* Bato i Dalmacisë ishte një kryetar fisi ilir i Delmatae
* Bato II, ishte kryekomandanti i fisit ilir Breuci, në revoltën e Madhe Ilire
* Bato I ishte një luftëtar ilir që drejtoi Daesitiates në revoltën e Madhe ilire.