Shume protestues e kanë gdhirë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Të ulur nëpër karrige metalike e me flamuj të Shqipërisë, ata kanë vendosur ta vijojnë protestën e tyre deri në mëngjes përpara godinës së qeverisë.

Sakaq, policia ka bllokuar një pjesë të segmentit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ nga ura e Lanës deri te kryeministria. Edhe dy netë më parë, protestuesit e kanë kaluar natën në bulevard duke vijuar qëndresën e tyre.

Dje në protestë, u lexuan nga ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, kërkesat e qytetarëve drejtuar qeverisë dhe Ramës, duke nisur nga dorëheqja e tij, krijimi i një qeverie teknike dhe kufizimi i ushtrimit të mandatit të kryeministrit deri në 2. Mirëpo, në kërkesa nuk u përmend në asnjë moment opozita e Sali Berisha.