Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh

Dhjetëra banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome dhe emigrantë të mbërritur dje kanë protestuar këtë të diel në zonën e Gjirit të Kakomesë.
Protestuesit kanë shembur rrethimin që, prej 22 vitesh mbante të izoluar një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të zonës, duke penguar aksesin në tokat e tyre dhe përdorimin e plazhit si nga banorët vendas, ashtu edhe nga vizitorët.
Banorët prej vitesh e kanë ngritur këtë shqetësim dhe kanë bërë së fundmi padi edhe në SPAK.
Ata kanë akuzuar biznesmenin Luan Leka se për interesa private me mbështetjen e shtetit ka bllokuar aksesin në plazh prej më shumë se dy dekadash.
