8 Shkurt 2024

Lulzim Basha është katandisur si mos më keq, pasi shumica e deputetëve e kanë braktisur.

Ditën e sotme u braktis dhe nga deputetja Ilda Dhori e cila është bashkuar me PD e drejtuar nga Berisha.

Kjo lëvizje vjen pasi të gjithë e kanë kuptuar qartë skenarin e Luli Bashës dhe bashkëpunimin e tij me qeverinë, duke u kthyer në një nga ministrat e kryeministrit në opozitë.

Basha tani më ka mbetur me 10 mercenarë të cilët janë vendosur në rresht për një për të zbatuar urdhrat që iu vijnë nga Rama.

Asnjëri prej mercenarëve të Bashës, që janë kthyer në shërbëtorë të pushtetit nuk flet për padrejtësitë apo për protestën e kolegëve të tyre për t’i rikthyer të drejtat opozitës, për tu respektuar të drejtat.

Teksa ata luftojnë brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit për marrë të drejtat me forcë, Luli Basha dhe ushtarët e tij besnikë bëhen palë me mazhorancën, kthehen në vegla të pushtetit, të cilët duket se Rama i përdor si të dojë.

Fakti është një dhe i vetëm. Luli Basha është i braktisur, askush, asnjë demokrat nuk e ndjek dhe e mbështet më pasi ai lufton vetëm për karrigen e tij, për interesin e tij.

Por duket se listës së mercenarëve i është shtuar dhe një ushtar mediatik. Duket se tashmë Luli Bashës i ka mbetur vetëm Carlo Bollino.

Para pak minutash ka dalë në një deklaratë për mediat dhe ka marrë hapsirë vetëm në median e paguar nga inceneratorët, një nga mediat e propagandës socialiste. Është njësoj sikur Lulin të na e reklamonte “Zëri i Popullit”.