LSI dorëzoi prova shtesë në SPAK, Braimllari nxjerr prapaskenat: Ja kush është kryesori që e drejton këtë skemë!

16 DHJETOR 2021

Pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka për aferën e inceneratorëve dhe shpalljes në kërkim të Stela Gugallit dhe Klodian Zotos, LSI-ja ka dorëzuar në SPAK material të tjera që, sipas saj, provojnë abuzimet për këtë çështje që i ka kushtuar miliona buxhetit të shtetit.

Për këtë çështje, foli në ‘Ditarin e mesditës’ sekretari i Përgjithshëm LSI-së, Endrit Braimllari, i cili u shpreh se Rama duhet të merret nën hetim pasi përgjegjësia është e tij.

“Kjo është një çështje nën hetim që duhet të shkojë deri në fund. Kemi bërë një kallëzim që nuk ka nisur vetëm këto 2 muaj. Është një procedurë ku përfshihen zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Kryeministri thotë se kjo është një çështje individuale. Me urdhër të Ramës është bërë gjithçka brenda ditës, ndaj duhej marrë në hetim. Rama është kryesori që e drejton këtë skemë. Ai e ka promovuar këtë skemë korruptive”, u shpreh Braimllari.

Gazeta Sot