15 Mars 2024

Shkodra ishte ndalesa e radhës e deputetes së PD, Ina Zhupa, në kuadër të takimeve kundër ligjit për “Zonat e Mbrojtura”.

Në një prononcim për mediat, Zhupa tha se ky ligj cenon mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, si edhe betonizon zonat e mbrojtura në vend.

Duke u ndalur tek Bashkia Shkodër, deputetja Zhupa bëri me dije se janë parashikuar që në zonat e mbrojtura në Velipojë dhe brenda bashkisë të ndërtohen resorte me pesë yje.

Më tej, Zhupa theksoi se nëse ky ligj dekretohet nga presidenti, atëherë deputetët e opozitës do të drejtohen me një padi në gjykatën kushtetuese.

Në këtë takim merrnin pjesë ekspertë dhe anëtarë të shoqërisë civile të Shkodrës.