Lëshohet mushkonja e modifikuar gjenetikisht, mund të mbartë disa sëmundje vdekjerurëse

Një mushkonjë mashkull e modifikuar gjenetikisht dhe e emëruar OX5034  ka marrë aprovimin nga shteti për t’u lëshuar në Florida nga tani deri në vitin 2022.

Kjo mushkonjë është kundërshtuar shumë nga banorët vendas dhe grupet për mbrojtjen e mjedisit, teksa shprehen.

“Administrata ka përdorur dollarë nga taksat tona dhe burime qeveritare për një eksperiment alla “Jurassic Park”.
Çfarë mund të shkojë më keq? Nuk e dimë, sepse ata në mënyrë të paligjshme refuzuan të analizojnë seriozisht rreziqet e mjedisit.”

Miratuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit këtë javë, projekti pilot i këtyre mushkonjave është krijuar për të provuar nëse mushkonja e modifikuar gjenetikisht është një alternative e vlefshme për spërkatjen e insekticideve, citon Lajmi i Fundit.al nga CNN.

Kjo mushkonjë është një specie që mbart disa sëmundje vdekjeprurëse, të tilla si Zika, dengoja, chikungunya dhe ethet e verdha.

Mushkonja OX5034 është ndryshuar për të prodhuar pasardhës femra që vdesin në fazën e larvave, shumë përpara se të kapen dhe të rriten mjaft të mëdha për të kafshuar dhe përhapur sëmundje.

Vetëm mushkonja femër pickon dhe thith gjak, ndërsa meshkujt ushqehen vetëm me nektar, dhe kështu nuk janë bartës të sëmundjeve, citon Lajmi i Fundit.al.

Mushkonja është aprovuar gjithashtu të lëshohet në Harris County, Texas, duke filluar në vitin 2021, sipas Oxitec, ndërmarrje me seli në Britani të Madhe, e cila zhvilloi organizmin e modifikuar gjenetikisht (OMGJ).

Drejtori i Oxitec, Grey Frandsen tha në një deklaratë:

“Ky është një zhvillim emocionues sepse përfaqëson punën themelore të qindra njerëzve për më shumë se një dekadë në vende të shumta, të gjithë ata duan të mbrojnë komunitetet nga dengoja, Zika, ethet e verdha dhe sëmundje të tjera.”

Nga: Lajmi Fundit.Al