Intervistë me piktorin Kristaq Thanasi: Në pikturë dua të gërshetoj traditën, populloren me modernizimin

Intervistë me piktorin Kristaq Thanasi: Në pikturë dua të gërshetoj traditën, populloren me modernizimin

Portretet femra të piktorit Kristaq Thanasi kanë vështrim të thellë depërtues e gjurmëlënës. Nuk i ikën dot lehtë pa rënë në grackën e bukur që krijuesi i tyre ka ngritur pa dashje për ty. Them pa dashje, sepse gjithmonë artistët krijojnë e sado racionalë të jenë me artin e tyre, ajo fryma magjike që i kthen në individualitet është domosdoshmëri dhe e pashmangshme. Por për të mbërritur te kjo forcë tërheqëse që ngjan e rastësishme dhe shfaqet në vështrim, në nuancë koloristike dhe detaje domethënëse është dashur shumë rrugëtim, përshkuar nga durimi, talenti dhe pasioni. Një ëndërr- dëshirë e kristalizuar në stil përmes këmbënguljes e vullnetit. Ajo që e bën të veçantë, të pëlqyeshëm e ndikues piktorin Thanasi është pasioni, por edhe dëshira e thellë për ta parë evoluimin e femrës shqiptare nga një grua shtëpiake, e mbuluar në një grua të lirë, emancipuese e vetes dhe e shoqërisë, luftarake dhe dinjitoze, të ndershme dhe punëtore, me një forcë të madhe shpirtërore. Qenie e çlirët dhe e fuqishme, delikate dhe jetëdashëse, natyrisht e hirshme e plot feminilitet janë një shtysë në realizimin e veprave të piktorit. Dyzimi i dikurshëm për të zgjedhur ëndrrën apo realitetin tashmë është sfumuar nëpër kohë. Sepse vetë koha e re ofroi mundësi dhe vendimmarrje të reja. Në fëmijërinë dhe rininë e Kristaqit zëri i brendshëm i dëshirës mbështetej vetëm nga zëri i një mësueseje që ngulmonte që ai të mos hiqte dorë nga piktura. E gjitha kjo shoqërohej nga dilemat, nëse do të arrinte të fitonte konkursin në Akademi, nëse do të kishte të ardhme si piktor, nëse piktura do ta lejonte të siguronte jetesën e mos mbetej me kokën sipër reve. Këshillat prindërore të shtyjnë drejt racionales dhe mes artit ëndërrimtar dhe ekzaktes u zgjodh inxhinieria. Si degë me bazament, realiste, që nuk të lë kurrë pa të ardhura dhe pa të ardhme. Pa ditur atëherë se post-nëntëdhjeta do ngrinte sipare shfaqjesh e shpërfaqesh, ndofta edhe të pa imagjinuara. Për të gjithë shqiptarët që renden e vrapuan drejt lirisë së plotë e shumëplanëshe për një jetë më të mirë, ku lejohej ëndrra të shndërrohej në realitet. Ku emigrimi konfiguroi dhe riformatoi njerëzit, marrëdhëniet, sfidat, ëndrrat, dëshirat, mundësitë në një botë ku ti mund të jesh e të bëhesh gjithçka, nëse arrin t’ia dalësh, nëse arrin të jesh, të mbetesh. Emigrimi në Greqi konkretizoi dëshirën e hershme e të thellë të Kristaq Thanasit. Dialogimi me të zbulon enigmat e një laboratori krijues individual që e bën rrëfimin tërheqës,të sinqertë, interesant.

– Nëse do ju pyesnimnë intimite, përse pikturoni, si do përgjigjej Kristaqi?

Pikturoj jo thjesht për të bërë një punë, por sepse nuk mund të qëndroj pa pikturuar. Ajo më çlodh, më jep jetë, më pasuron me emocione dhe vë në lëvizje gjithçka të brendshme që dua ta shpreh.

– Çfarë është kanavaca e bardhë për Ju? Ju nxit? Ju tremb? A të ka ndodhur të vendosni një raport dialogues me pikturën tuaj?

-Për mua është nxitëse, por mundohem ta mbaj larg vetes , derisa ta kap në momentin që më duhet. Nuk dëshiroj të më nxis telajo, dëshiroj dhe pëlqej që nxitja të jetë thellësisht e brendshme. Ajo që më tremb realisht gjatë punës është dilema artistike nëse do arrij ta kthej atë copëz të bardhë në një vepër arti të pëlqyeshme. pasi ka kaluar një kohë relativisht e gjatë e prek me shikim vëzhgues një pikturë, e mosbesues pyes: “Vërtet unë e kam bërë?” Nuk e besoj as vetë! E nuk tentoj ta ripërsëris, sepse ndjenjat kanë ndryshuar, kënaqësia për ta rifilluar nuk ekziston më. Thjesht kuvendoj heshtur me çfarë kam krijuar.

– Cili është raporti juaj me ngjyrat? Me penelin? Me lojën magjike të shndërrimit të ngjyrave në një vepër arti?

– I dua shumë ngjyrat, mund të arrij t’i përdor të gjitha, por gjithmonë në harmoni me njëra- tjetrën. Penelat nuk i kam qejf shumë, por jam i detyruar t’i përdor, pavarësisht se jo gjithçka bëhet me penel. Rëndësi ka të realizoj pikturën, pavarësisht mjeteve që përdor.

-Si lind tek ju ideja e një tabloje?

Gjithmonë lind nga një ngacmim i brendshëm. Filloj ta mendoj dhe ta përpunoj në mendjen time duke u futur thellë në përfytyrim e ngjizje. Mbase kalon pak kohë duke menduar për atë objekt , pastaj për disa minuta bëj një skicim të asaj që mendoj direkt në telajo. Ky është për mua fillimi i një pune.

Shikoj disa herë në ditë skicën mbi telajo dhe korrigjoj veten time, studioj përmasat, ndërkohë që përpunoj në brendësi ngjyrat që do më ndihmojnë të përcjell ndjesitë e mia në raport me këtë objekt. Më pas filloj të luaj me ngjyrat. Tek shoh më pas harmoninë e bojërave kur thahen, mendoj që mbaroi dhe hapi i dytë. E shoh përsëri dhe përsëri disa herë ne ditë dhe korrigjoj me mendje. Në një kohë të mëvonshme kaloj në detaje më të veçanta , në detaje më specifike dhe të kujdesshme. Dhe vjen një moment kur shoh a ndjej që ka mbaruar gjithçka, e unë nuk mund të ndërhyj më. Në një kohë të dytë e më në distancë mundohem ta vlerësoj, nëse ia vlen apo jo, nëse unë arrij të përftoj nga ajo që kam krijuar kënaqësinë që dua…Herë ndodh, herë jo…

 – A mund ta shpjegoni me fjalë gjendjen tuaj mendore dhe shpirtërore kur pikturoni? Ju ka ndodhur të filloni me një ide a mendim konkret e në fund të kesh parë se ajo çfarë kini pikturuar është tjetër gjë nga ajo që kishit imagjinuar?

-Për të bërë një vepër më tepër e mendoj dhe më pas, për një kohë të shkurtër, më duhet ta punoj. Kur pikturoj kam idenë në mendje dhe kam një emocion të përhershëm, sikur jam fillestar. Është më kompleks procesi i krijimit. Gjithmonë kam ndjesinë se po pikturoj për herë të parë, pa përsëritur të njëjtin rit disa herë. Nuk e filloj pikturën se duhet të pikturoj. Duhet të kem një thirrje të brendshme që më nxit të pikturoj. E shoh si kënaqësi shpirtërore për të shprehur ndjesitë e mia të shqetësuara që vlojnë e më pas derdhen artistikisht në tablonë që jo gjithmonë përkon me konceptimin tim fillestar.

– Çfarë është kanavaca e bardhë për Ju? Ju nxit? Ju tremb? A të ka ndodhur të vendosni një raport dialogues me pikturën tuaj?

-Për mua është nxitëse, por mundohem ta mbaj larg vetes , derisa ta kap në momentin që më duhet. Nuk dëshiroj të më nxis telajo, dëshiroj dhe pëlqej që nxitja të jetë thellësisht e brendshme. Ajo që më tremb realisht gjatë punës është dilema artistike nëse do arrij ta kthej atë copëz të bardhë në një vepër arti të pëlqyeshme. pasi ka kaluar një kohë relativisht e gjatë e prek me shikim vëzhgues një pikturë, e mosbesues pyes: “Vërtet unë e kam bërë?” Nuk e besoj as vetë! E nuk tentoj ta ripërsëris, sepse ndjenjat kanë ndryshuar, kënaqësia për ta rifilluar nuk ekziston më. Thjesht kuvendoj heshtur me çfarë kam krijuar.

– Cili është raporti juaj me ngjyrat? Me penelin? Me lojën magjike të shndërrimit të ngjyrave në një vepër arti?

– I dua shumë ngjyrat, mund të arrij t’i përdor të gjitha, por gjithmonë në harmoni me njëra- tjetrën. Penelat nuk i kam qejf shumë, por jam i detyruar t’i përdor, pavarësisht se jo gjithçka bëhet me penel. Rëndësi ka të realizoj pikturën, pavarësisht mjeteve që përdor.

– Si keni mbërritur tek figurat që krijoni? Tek stili juaj individual? Tek ato portrete “me vështrim te çuditshëm” që të ndjekin nga pas?

-Stili… Kam dashur të mbërrij te një stil i pakopjueshëm, as prej meje. Më është dashur kohë ta mendoj dhe pastaj ta praktikoj këtë stil…

– Femra në pikturën tuaj çfarë përfaqëson?

Në shumë nga pikturat e mia shprehet vitaliteti, pastërtia shpirtërore, krenaria e, pse jo edhe bukuria e femrës shqiptare. Kam parasysh vajzat tona në të gjitha zonat duke i veshur me kostum popullore. Mbështetem tek tradita duke e ndërthurur me modernen. Por krenaria e tyre shoqërohet me pak trishtim në sytë e tyre,ndofta për shkak edhe të opinioneve që hasin a sfidave që kapërcejnë. Emancipimi dhe dinjiteti i tyre dhe trajtimi me delikatesë e meritueshëm është sfida ime artistike. Kjo më ka ngacmuar ndjenjat. Dua të gërshetoj traditën, populloren me modernizimin.

– A besoni tek momenti magjik i krijimit?

Besoj gjithmonë tek një shkëndijë magjike krijimit. Vetëm atëherë gjithçka kam akumuluar shndërrohet. Është mrekulli!

– Raporti juaj me lirinë për t’u shprehur në një tablo që kornizohet gjithsesi…

– Ekziston liria për t’u shprehur në pikturë, por realisht fokusin tim e kam tek bukuria shqiptare. Kryesore për mua është tradita popullore dhe paraqitja e saj në mënyrë moderne. Më kryesore është evoluimi i femrës shqiptare nga një grua e mbuluar shtëpiake në një grua luftarake, e ndershme, punëtore, me një force të madhe shpirtërore. Kuptohet duke ruajtur feminilitetin e saj.

-Kini prekur momente lumturie me shkak të pikturuarit?

– Piktura më bën të lumtur në momentin kur punoj. Nuk mund të qëndroj pa pikturuar kur ma kërkon vetë shpirti! Por sigurisht nuk më bën të lumtur kur e detyroj veten për të pikturuar, gjë që nuk e bëj asnjëherë.

Kristaq Thanasi (

Kristaq Thanasi (

Kristaq Thanasi (

Kristaq Thanasi (

 Intervistoi Rezarta Reçi