Lekë cash derë më derë në prag zgjedhjesh? Ministri Ahmetaj pyetet për 100 mln USD të harxhuara

24 SHTATOR 2020

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i ftuar sot në Real Story foli për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Ai tha se 100 mln USD janë përdorur nga buxheti i shtetit për t’iu shpërdarë cash familjeve që kanë pasur dëme të vogla apo mesatare nga tërmeti në shtëpitë e tyre.

“Ligji ka 4 programe kryesore, i pari është ai i granteve, para cash nga shteti për familjet me dëme të lehta, ose të mesme. Nga 1 milionë deri në 5 milionë. Shuma shkon në 9.8 miliardë lekë. Do e mbyllim në tetor 100 milionë dollar cash grant. Pra ne i japim paratë për ato pak dëme që kanë,” tha Ahmetaj.

Megjithatë Ahmetaj u kap në vështirësi kur gazetari e pyeti se ky duket si proces abuziv i shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi në një vit elektoral.

Ai gjithashtu u pyet se nga e di qeveria nëse këto lekë do të shkojnë për rregullimin e shtëpisë dhe jo për të blerë një makinë të re.

“Unë kam besim të qytetari im, prandaj quhet grant. Qeveria ka besim te qytetari vet,” tha Ahmetaj.

Gazeta Shqip