“Lavdërimi i krimeve të luftës, pengesë për shpirtin e pajtimit”, Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit. Cakaj: Urdhëruam ambasadorin në Suedi

9 dhjetor 2019

Shqiperia do te bojkotoje ceremonine e ndarjes së çmimeve Nobel në Suedi, duke iu bashkuar keshtu vendimit te marre pak dite me pare nga Kosova.

Peter Handke

Ministri i Jashtem ne detyre Gent Cakaj ben me dije lajmin, duke shkruar ne faqen e tij ne Facebook, se “ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken”.

Cakaj njofton se ky vendim vjen si shenjë proteste kundër përkrahjes dhe mbështetjes që z. Handke i ka dhënë Sllobodan Millosheviqit, këtij kasapi të Ballkanit, i cili urdhëroi masakra të shumta gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Postimi i Cakajt

Duke qenë thellësisht të bindur se arsyetimi dhe lavdërimi i krimeve të luftës është pengesë për shpirtin e pajtimit që duhet të mbizotërojë në rajon, ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken.

Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit.

Ndaj, Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi.

Përkushtimi ynë, ndërkaq, do të vazhdojë për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore bazuar në vlerat e patjetërsueshme të së vërtetës dhe në përputhje me kërkesat më të larta të drejtësisë.

Gazeta Panorama