Largim i Saimir Tahirit nuk është një ngjarje që do të kalohet kollaj, pasi ish Ministri i Brendshëm është tashmë një kërcënim serioz për maxhorancën socialiste.

Deklarata është bërë nga gazetari i njohur Artan Hoxha, i cili i ftuar në emisionin Opinion, është shprehur se nëse Tahiri vendos të flasë, atëherë ai mund të rrëzojë qeverinë.

Hoxha: Tahiri është i kërcënuar nga maxhoranca jo nga opozita. Nëse flet Tahiri atëherë bie qeveria. Tani pyetja është se cfarë , Tahiri cfarë interesi ka për të rrëzuar këtë qeveri dhe cfarë favoresh do të ketë për të.

Fevziu: A ka një marrëveshje mes Ramës e Tahirit?!

Hoxha: Unë nuk besoj se ka një deal. Ajo që lexova ishte deklarata më e ashpër që ka dhënë ndonjëherë. Kam parë mesazhe të qarta që ai ia ka çuar jo vetëm Ramës por një grupoi të fuqishëm në PS.