Lajm i mirë! – Ulet numri i infektimeve nga koronavirusi pa bllokime qytetesh si Kina e Italia, ja çfarë ndodhi në Korenë e Jugut

14 MARS 2020

Korea e Jugut po shënon një ulje të konsiderueshme të numrit të të infektuarve me kronavirus për të katërtën ditë radhazi, megjithse ishte një nga vendet më të prekura jashtë Kinës, edhe pse tashmë vëmendja është fokusuar te epidemia në Itali e Iran.

Lajmi u bë i ditur nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Faktorë pozitivë ishin testimet masive, përmirësimin e komunikimit publik dhe përdorimin e teknologjisë.

Mësohet se janë kompletuar testimet e kultit fetar kristian, Shincheonji, i cili ishte origjina e 60 për qind të të infektuarve në vend.

Gazeta Sot