25 Nentor 2023

Sëmundjet neurodegjenerative njihen ato që karakterizohen nga humbja e neuroneve në qelizat e trurit, si Alzheimeri, Parkinsoni, demenca, Huntington,etj.

Studiuesit nga Universiteti i Teksasit në El Paso mund të kenë gjetur potencialisht një kurrë për sëmundjet neurodegjenerative në fushat e kafesë, raporton “Enviromental Research”.

“Pikat e karbonit me bazë acidin kafeik kanë potencialin të jenë transformuese në trajtimin e çrregullimeve neurodegjenerative. Asnjë nga trajtimet aktuale nuk i zgjidh sëmundjet. Ato ndihmojnë vetëm në menaxhimin e simptomave. Qëllimi ynë është të gjejmë një kurë”, ka thënë udhëheqësi i studimit Jyotish Kumar.

Kumar dhe kolegët e tij zbuluan se acidi kafeik luajti rol mbrojtës në të gjithë eksperimente, linjat qelizore dhe modele të tjera të sëmundjes së Parkinsonit kur çrregullimi u shkaktua nga një pesticide e quajtur “paraquat”. Acidi kafeik ishte në gjendje të hiqte radikalet e lira ose t’i pengonte ato të shkaktonin dëme dhe penguan grumbullimin e fragmenteve të proteinave amiloide pa shkaktuar ndonjë efekt anësor të madh.

Cilat janë sëmundjet neurodegjenerative

Sëmundjet neurodegjenerative njihen ato që karakterizohen nga humbja e neuroneve në qelizat e trurit, si Alzheimeri, Parkinsoni, demenca, Huntington,etj. Ato pengojnë aftësinë e një personi për të kryer funksione bazike të tilla si lëvizja dhe të folurit, si dhe detyra më të ndërlikuara, duke përfshirë funksionet e fshikëzës dhe zorrëve, dhe aftësitë njohëse.

Acidi kafeik i përket një familjeje përbërësish të quajtura polifenole, të cilat janë përbërës me bazë bimore, të njohura për vetitë e tyre antioksiduese.

Acidi kafeik është unik sepse mund të depërtojë në barrierën gjak-tru dhe kështu është në gjendje të ushtrojë efektet e tij mbi qelizat brenda trurit.

Ekipi supozon se nëse sëmundjet si Alzheimeri ose Parkinsoni vërehen në fazë të hershme te njerëzit, acidi kafeik mund të jetë efektiv në parandalimin e plotë të sëmundjes.

Kumar dhe ekipi i tij thanë se e dinë se duhet bërë ende studime. Por, tani për tani, ata po ecin përpara në një udhëtim që në fund mund të çojë në një ilaç, një pilulë ndoshta, që mund të parandalojë shumicën dërrmuese të çrregullimeve neurodegjenerative që shkaktohen nga faktorë të tjerë përveç gjenetikës.