Kur germohej (H)Adrianopli, Flet Arkeologu Dhimiter Çondi. –

Ekspedita Italo – Shqiptare e projektit “REBED” ka kryer gërmimet në teatrin e Hadrianopolit, i vendosur në luginën e Drinos përballë fshatit Sofratikë të Dropullit të Poshtëm në Gjirokaster. Kërkimet që kryhen prej ekipit të Universitetit të Macerates –Itali dhe Institutit Arkeologjik Shqiptar, drejtohen nga prof. Roberto Perna dhe prof. Dhimitër Çondi.

Eshtë vazhdimesi e gërmimeve në këtë sit arkeologjik i cili administrohet nga Zyra e Parkut Arkeologjik të Antigonesë.

Sipas arkeologut Dhimitër Çondi, synimi është që në forumin romak të kryhet thellimi i gërmimit në një periudhë më të hershme, duke prekur periudhën e shekullit të parë para Krishtit që është edhe periudha e pushtimit romak.

Punime e nisura do të zgjasin në një hark kohor prej një muaji dhe në to do të marin pjesë përveç arkeologëve italianë dhe shqiptarë edhe studentët nga Universiteti i Oxfordit , Angli–dhe Universiteti i Gjirokastrës. Objektivi kryesor i gërmimeve arkeologjike një mujore, do të jetë thellimi i gërmimeve në qytetin romak, duke sjellë në dritë struktura të ndryshme monumentale.

Teatri është zbuluar në vitet ’80. Ka një kapacitet prej 4000 vendesh të cilat kanë qëne të organizuara në 27 shkalle. I takon periudhës së mesit të shekullit të dytë para erës sonë si dhe është ndërtuar gjatë periudhës së sundimit të perandorit Hadrion.