Kumbaro në Paris: Kosova duhet të anëtarësohet në UNESC. –

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë një vizite në selinë e UNESCO preku çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Kumbaro nënzizoi se kjo duhet parë si një çëshje kulturore e ndarë veçmas nga politika.

“Ne mbështesim kontributin kulturor të Kosovës, krahas të gjitha vendeve të tjera, në UNESCO, si në një familje të madhe kulturore ku secili është pjesë e mozaikut të kësaj hapësire pa kufi, ku sidomos të rinjtë duhet të jenë prioritet,”- theksoi Kumbaro.

“Kjo nuk duhet parë si akt politik për të sfiduar ndokënd, por vetëm si nevojë e natyrshme për t’i dhënë kulturës, arsimit, shkencës dhe rinisë në Kosovë të njëjtat mundësi për bashkëpunim dhe ndërveprim si në vendet e tjera të rajonit dhe botës”.

Kumbaro gjatë vizitës në Paris prezantoi zyrtarisht kandidaturën e sopranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, si Ambasadore e Vullnetit të Mirë ne UNESCO.

Ministrja theksoi edhe Ermonela Jahos për të vënë emrin, zërin dhe famën e saj në shërbim të kauzave dhe projekteve të UNESCO-s.

“Do të ishte në nderin e Organizatës që të angazhojë një grua dhe një artiste të këtij niveli për të punuar e ndikuar që kultura të mbetet urë komunikimi mes të rinjvë në mbarë botën dhe të luajë rolin që i takon në paqen dhe emancipimin e shoqërive në botë,”-shprehet Kumbaro.