Ku i ka rrënjët adhurimi për Tomorin? –

Adhurimi për malin Tomor është trashëgim i kultit pagan të natyrës, konkretisht kultit pagan të majave të larta.

Ky besim ka qenë i përhapur në gjithë Shqipërinë, por kulti i malit të Tomorit ka mbijetuar në rrjedhë të shekujve e të ndërrimeve fetare.

Në gojëdhënën popullore, në periudhën antike e mesjetare dhe në letërsinë romantike Tomori përfytyrohej si Olimpi shqiptar.

Pelegrinët besojnë në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë.

Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majën e Tomorit më 1930, ka shkruar se betimi për Baba Tomorin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an.